“Pse duhet të dilte kampion një ekip që vjet e mbylli i gjashti?!”

I ftuar gjatë emisionit Maracana, pasdite në TMW Radio, Mario Sconcerti, gazetari i Corriere della Sera dhe editorialist ndër penat më të njohura në Itali, bëri një koment mbi Milanin:

“A ka Pioli të drejtë të thotë se është i qetë edhe nëse objektivi i Champions nuk arrin? Unë mendoj kështu. Milani përfundoi i gjashti vjet, edhe pse pati një fazë të dytë ku fluturoi.

Sidoqoftë këtë vit ai do të përfundojë edhe më mirë se një vit më parë. Po pëson më pak gola, është një ekip në rritje të qartë. Pse një skuadër që përfundoi e gjashta vjet duhej të fitonte këtë vit?

Duhet parë gjithë sezoni dhe gabimet e bëra nga klubi. Mungesat e njëkohshme të Ibra dhe Bennacer ndikuan dhe gjithashtu ka rezerva që janë larg nga titullarët si karakteristika”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu