Pronari i Fiorentinas zbarkon në Itali! Chiesa-Milan, ja si paraqitet sot situata në merkato

“Ai është një nga të rinjtë më të mirë italianë, por kurrë nuk ka pasur një negociatë me Fiorentina: kjo është gjendja aktuale dhe e vërteta”.

Paolo Maldini do ta përkufizonte kështu merkaton kuqezi të lidhur me Federico Chiesa, që për gazetat është një objektiv i Milanit, por si drejtuesit kuqezi, ashtu edhe ato vjollcë, bëjnë me dije se nuk ka asgjë reale!

Në fund – Deri më sot, asnjë dialog mes klubeve, por kush e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. E vetmja siguri është se Fiorentina ende e vlerëson shumë yllin e saj.

Siç është raportuar nga Corriere della Sera, Milani aktualisht ka përparësi të tjera (një mbrojtës qendror dhe një mesfushor tjetër), por Chiesa mund të jetë ëndrra e fundit e merkatos (ndoshta si huazim), veçanërisht nëse lojtari do të prishte raportet me toskanët.

Rinovim ose… – Pronari vjollcë, Roço Commisso ka zbarkuar sot në Itali. Tani për tani, Chiesa nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Fiorentina që skadon në 2022 (ashtu si Milenkovic, një tjetër objektiv i Milanit). Nëse ai nuk e ndryshon mendjen, rrugët mund të ndahen që tani, për të mos rrezikuar verën e ardhshme një largim me shifra shumë më të ulëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu