“Projekti mbaroi, e ardhmja është tani! Milani u çlirua nga Ibrahimovic, tani po ju them diçka mbi suedezin dhe Brahim Diaz”

Zlatan Ibrahimovic thuajse ka mbyllur sezonin dhe sigurisht që ky lajm konfirmon padiskutim frikën tashmë të klubit për të mos i besuar vetëm suedezit për sezonin tjetër…

Më shumë se 50% të ndeshjeve, sulmuesi me numër “11” ka munguar, por kjo nuk e ka ndalur Milanin të arrijë rezultate dhe madje edhe të zbavisë. i këtij mendimi është edhe gazetari i njohur Mario Sconcerti.

“Pena” e Corriere della Sera, në editorialin e tij ka përmbledhur situatën kuqezi.

“Asgjë nuk ndryshon në garën për Champions League sepse të gjithë fitojnë, por Milani fiton më mirë. Kjo për të dëshmuar se kthesa dhe ndikimi i Zlatan Ibrahimovic duhet të konsiderohet tashmë një rreth i mbyllur.

Tani është një lojtar klasi i vjetër që mund të përdoret me pikatore dhe atëherë kur duhet. Nuk është më një projekt. Milani pa Ibra luan me klas, çliron fantazinë.

Kjo nuk do të thotë ta përjashtosh, por t’i japësh një rol më të përshtatshëm, të kesh një përbërje dhe stabilitet përtej çdo gjëje.

Siç e kam thënë, nëse mendoni se Milani është ende projekt gaboheni. E ardhmja është tani dhe jo nesër. Ky grup me këta djem të rinj është rritur brenda mentalitetit të Zlatan.

Nëse do ta thoja ndryshe, sot më shumë i duhet Milani Ibrahimovic se e kundërta. Pra, ky Milan luan pa Ibra, ndërsa Ibra ndoshta nuk luan dot pa këtë Milan”.

“Në këtë moment duhet të kuptohet menjëherë se çfarë do të ndodhë me Brahim Diaz, që ka rritur cilësinë e të gjithë sulmit pikërisht duke përfituar nga hapësirat që kanë lënë sulmuesit fals të kësaj skuadre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu