Profili dhe karakteristikat/ Kush është Abdulkadir Omur

Nga Turqia vijnë lajme – nga interesimi nga ana e Milan për Abdulkadir Omur.

Për futbollistin e Trabzonspor kuqezinjtë thuhet se kanë bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh.

Klubi turk ka refuzuar që tani propozimin prej 23 milionësh të Benfica-s.

Në ditët në vazhdim do të kuptojmë nëse lajmi do të ketë një vazhdim dhe nëse Milano do të prezantojë një ofertë më të lartë.

Ndërkohë të zbulojmë kush është Abdulkadir Omur.

Abdulkadir Omur, biografia dhe karakteristikat

Abdulkadir Omur ka lindur në Trabzon në 25 qershor 1999.

Deri më sot ka veshur vetëm 2 bluza, atë të Trabzonspor, ku është rritur nga ana futbollistike, dhe atë të kombëtares turke.

Omur, ka bërë debutimin e tij në skuadër të parë që në moshë shumë të re, vetëm 16 vjeç mw 12 janar 2016.

Është një futbollist me një fizik jo të madh (168cm x 62 kg) por ka një teknikë dhe shpejtësi shumë të mirë.

Omur thotë se frymëzohet nga Andres Iniesta por në atdhe e kanë krahasuar me Hagi, Emre Belozoglu e Messi, edhe për shkak se është mëngjërash.

Sezoni i fundit, edhe nga një problem në menisk, ka filluar praktikisht të luajë vetëm në mars.

Mes kupës dhe kampionatit ka totalizuar 21 prezenca, duke shënuar 4 herë dhe duke realizuar edhe 3 asiste.

Omur – sip raporton Transfermarket – ka lujatur më shumë si mesfushor i djathtë (19 prezenca, 3 gol dhe 2 asiste). Një prezencë edhe si mesfushor (1 gol) dbe trekuartist (1 asist)./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu