“Problemet e Milanit janë Ibra, Bennacer dhe Calha! Dy zgjidhen… Tonali? Lojtar për Fiorentina!”

Milani ka hyrë në një krizë dhe po përpiqet të dalë. Muaji janar dhe shkurt nuk ishin fort të mirë për kuqezinjtë e Piolit që vitin e shkuar ishin makinë perfekte…

Mario Sconcerti, i cili foli në TMW Radio, analizoi situatën kuqezi. Gazetari i njohur tha:

“Kur humbet aq shpesh sa Milani ka bërë kohët e fundit, kjo do të thotë se ka probleme. Dhe këto probleme janë lehtësisht të identifikueshme. Mungesa e Bennacer është e rëndë, plus ka një mungesë të pajustifikuar që është Calhanoglu.

Pastaj kemi Ibrahimovic i cili nuk po peshon siç bëri më parë duke pasur parasysh se 10 nga 14 golat që ai shënoi në kampionat, ai i shënoi në 8 ndeshjet e para, dhe 4 në 15 të dyta, ku 2 ishin kundër Cagliari dhe Crotone.

Duhet të kthehemi në një intensitet tjetër edhe për Ibrahimovic. Calhanoglu do të kthehet në formë shpejt, ndërsa për Bennacer problemi është më i gjatë, pa të nuk ka ide.

Tonali? Kur shohim një lojtar që vlen 7, ne menjëherë e vlerësojmë atë si 9. Atëherë duhet të konsiderojmë se ai shkoi në një ekip më të mirë. Tonali është një lojtar shumë i mirë, por i thjeshtë në mendime. Më duket se është mirë për Fiorentinën. Për Juventusin do të ishte rezervë e Bentancur, pa u habitur ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu