Pritja mbaroi! Rebic tani dëshiron të rifitojë Milanin e tij dhe “falënderon” Francën!

Ka ardhur momenti i tij! Ante Rebic ka pritur në heshtje, është stërvitur në maksimum dhe sidomos po përpiqet të kalojë dhe hedhë pas krahëve atë dëmtim në bërryl ndaj Crotones që e ndali jo pak këtë sezon…

Kroati e nisi mjaft mirë në kampionat ndaj Bologna por menjëherë pas pjesës së parë ndaj Crotone, java e dytë e kampionatit, pasi kishte munguar për shkak skualifikimi 3 ndeshjet e turit paraeliminator të Europa League, dëmtimi!


U duk sikur nuk ishte diçka e rëndë dhe u mendua se pas 2 javësh do të ishte “ok”, por peripecitë shkuan 1 muaj dhe kroati ka vetëm pak ndeshje që është kthyer, duke u aktivizuar gjithmonë në pjesën e dytë për të fituar minuta në këmbë.

Ende asnjë gol këtë sezon për sulmuesin, që u ble përfundimisht këtë verë dhe Milani i beson shumë duke parë edhe shpërthimin nga janari e tij.

Gjatë këtyre ditëve kur 16 shokë ekipi kanë udhëtuar nëpër kombëtaret e tyre, Rebic e ka shfrytëzuar më së miri me Theo Hernandez dhe Ibrahimovic për të provuar skema dhe sidomos raportin në fushë.

Tashmë kroati është gati për sfidën ndaj Napolit në “San Paolo”, si titullar, natyrisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu