Prestigjozja “AS”: “Akord verbal, afron një shitje te Milani që në janar. Detajet”

Milani në tregun e transferimeve të janarit mund të bëjë disa goditje nëse e konsideron të nevojshme dhe nese do të ketë kushtet e duhura ekonomike, por së pari ata do të duhet të mendojnë për shitjet! Ka disa teprica që nuk janë pjesë e projektit teknik.

Midis këtyre janë sigurisht Andrea Conti dhe Samuel Castillejo. Tashmë në vere klubi Rossoneri ishte përpjekur t’i shiste, por pa sukses. Pa surpriza, të dy do të largohen nga Milanello në janar. Ka disa klube që i kanë vënë në shënjestër ato dhe mund të lëvizin para kohe…

Sipas asaj që u zbulua në Spanjë nga faqja zyrtare e gazetës AS, do të kishte një marrëveshje verbale midis Castillejo dhe Getafe për një transferim në janar 2022. Ky është klubi që tashmë ishte përpjekur të merrte numrin “7” te Milanit në verë, por që më pas nuk ia doli mbanë.

Ish Villarreal ka një kontratë që skadon në qershor 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet në rreth 6 milionë euro. Tek kuqezinjte ai nuk po gjen hapësirë ​​dhe për këtë arsye preferon të largohet nga Milanello.

Te Getafe, tani e fundit në renditjen ne La Liga, ai me siguri do të kishte mundësinë të kthehej si protagonist.

Real Sociedad, Elche dhe Levante janë gjithashtu të interesuar për Castillejo. Sidoqoftë, duket se është klubi madrilen përpara tyre, Milani pret ofertën e duhur për ta shitur.

Duhet mbajtur mend se agjenti Manuel Garcia Quilon nuk po kujdeset më për interesat e anësorit spanjoll, por agjencia ICM Stellar Sports.

Ky ndryshim ishte gjithashtu një nga arsyet që e bëri shitjen pak të komplikuar verën e kaluar. Tani që situata është e qartë nuk duhet të ketë probleme për tregun e ardhshëm të transferimeve dimërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu