Presidenti i Milanit thyen heshtjen, thumbon Interin dhe i kthehet kritikave të Capellos mbi Ibra!

Duke folur për mikrofonat e Radio Rai, presidenti i Milanit Paolo Scaroni analizoi momentin kuqezi.

Këto janë fjalët e tij: “Ne te Milani nuk emocionohemi kur jemi të parët dhe nuk dëshpërohemi kur jemi të dytët.

Shohim përpara ndeshje pas ndeshje duke u përpjekur të bëjmë më të mirën: tani do të shkojmë në Beograd, pastaj do të jetë radha e derbit.

Në përgjithësi, unë jam i bindur që klima në Milanello është e shkëlqyeshme. Sigurisht që ndeshja kundër Spezia ishte paksa surprizë për të gjithë, por unë jam shumë i sigurt te ekipi.

Ne kujdesemi shumë për Europa League, derbi do të një moment kyç.

Java do të na tregojë shumë për të ardhmen e sezonit. Serie A nuk ka qenë kurrë kaq e mirë, ne të gjithë po argëtohemi duke parë një renditje të ngushtë. Interi, Milani dhe Juventusi duket se janë favoritët, por unë nuk e dua të përjashtoj surprizat”.

Më në fund, një referencë për praninë e Zlatan Ibrahimovic në Festivalin e Sanremos: “Unë e konsideroj Ibrën një atlet fenomenal dhe një profesionist fenomenal. Gjithçka që ai bën ka logjikën e vet, nuk pres që gjërat të mos vijnë në vend, ai do të vazhdojë të japë kontributin i tij te Milani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu