Presidenti i Milanit jep lajmin e madh mbi stadiumin supermodern dhe shton: Elliott e do klubin!

Presidenti i Milan, Paolo Scaroni, i intervistuar në MilanTv, foli për planet afatgjata të Elliott dhe stadiumin e ri në Milano.

Për momentin pozitiv të klubit: “Ne po përjetojmë një moment fantastik në fushë, ka një lojë kolektiv që zbavitet dhe fiton, me shumë të rinj që tregojnë cilësitë e tyre. Pikërisht gjithçka që ne donim të bënim për sa i përket lojës.

Nga këndvështrimi i kompanisë, ne kemi pasur disa humbje të rëndësishme, por i kemi mbuluar ato. Ne kemi një bilanc të fortë dhe vazhdojmë të ndjekim qëllimet tona, që janë ta rikthejmë Milanin në Evropë, atje ku i takon”.

Gazidis and Scaroni explain how Milan will aim to follow Liverpool, Real  Madrid in path back to the top

Për të rindezur futbollin italian …: “Javën e kaluar kishte një pikë kthese dhe shpresoj që me të vërtetë të ndodhë, domethënë Serie A ka gjetur një unanimitet për të rindezur veten në botë, duke sjellë anëtarë profesionistë që dinë të sjellin Seria A ku ka qenë për shumë e shumë vite dhe që fatkeqësisht ka humbur terren vitet e fundit.

Fakti që më jep besim është se është gjetur një hap i ri për të gjithë ne se si ta kthejmë futbollin italian në botë”.

Për projektin për stadiumin e ri në Milano: “Duhet të them që po shkon mirë, rreth dhjetë ditë më parë ne prezantuam planin e ri që përfshin të gjashtëmbëdhjetë vëzhgimet që këshilli bëri kur prezantuam projektin e parë. Ky plan u kalua nga analiza e zyrave të komunës së Milanos.

Milan, Scaroni e Gazidis a Milanello: "Avanti, tutti uniti" (FOTO) -  Pianeta Milan

Shpresoj që ky proces të jetë sa më i shpejtë që të jetë e mundur, kështu qën ga ai moment mund të hyjmë në projektin përfundimtar. Unë pres që puna në stadiumin e ri të fillojë vitin e ardhshëm”.

Për mbështetjen e Elliott: “Pronësia ka qenë gjithmonë e pranishme. Na mbështeti si aksioner, duke na dhënë besim, gjithashtu duke na dhënë kontribute menaxheriale, por mbi të gjitha duke na dhënë ato fonde financiare që kanë qenë thelbësore për të mbajtur Milanin në vitet e fundit.

Milan, Scaroni: 'Presto nuovo progetto stadio'. Gazidis: 'FFP? Valutazione  a ottobre 2021' | Sky Sport

Kam parë gjithmonë Elliott të pranishëm, të gatshëm të na mbështesë, veçanërisht duke vendosur qindra miliona te Milani! Sidoqoftë, më duhet të them, duke pasur parasysh njoftimin për shtyp që Elliott bëri javën e kaluar, më duket se të gjitha dyshimet mund të jenë kalimtare”.

Për Milanin: “Ne merremi vetëm me Milanin dhe përpiqemi ta jetojmë këtë periudhë të ekipit dhe shpresojmë që të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu