Presidenti i Fiorentina-s nuk është dakord me rezultatin!

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, komentoi në faqen zyrtare të klubit vjollcw në lidhje me humbjen 3-2 ndaj Milanit në Franchi:

“Një lojë e luajtur kokë më kokë, të cilën ne e meritonim të paktën ta barazonim. Ne kemi luajtur në të njëjtin nivel me një ekip që luftojnë për pozicionet më të larta në renditje.

FLORENCE, ITALY – MARCH 21: Franck Ribery of ACF Fiorentina celebrates after scoring a goal during the Serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on March 21, 2021 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Nuk mund t’u them djemve asgjë, ata punuan shumë deri në fund. Tani, pas pushimit, duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen jashtë me Genova.

Me këtë dëshirë të mos dorëzohemi dhe të luftojmë gjithmonë, duhet të besojmë në aftësitë tona dhe të luajmë me këtë angazhim të gjitha dhjetë ndeshjet e ardhshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu