Presidenti i FIFA-s, Infantino tregohet i ashpër ndaj 12 klubeve

Presidenti i FIFA-s, Infantino, foli qartë në emër të institucionit që drejton lidhur me Superligën, projekt i 12 klubeve europiane deri tani:

“Më lejoni të jem jashtëzakonisht i qartë. FIFA është ndërtuar mbi vlerat e vërteta të sportit. FIFA është qartë kundër kësaj Superlige. UEFA dhe futbolli europian kanë mbështetjen time të plotë.

Futbolli duhet të jetë i bashkuar. Të gjithë e kujtojmë golin e Paolo Rossi në finalen e Kupës së Botës, për shembull.

Kjo është magjia. Kam kaluar shumë kohë në UEFA. Kam punuar për të ruajtur modelin e futbollit në Europë. Unë e mbroj atë model. Ne duhet ta mbrojmë atë. Ato (12 klubet disidente) janë përgjegjës për zgjedhjet e tyre.

 Më saktësisht, kjo nënkupton: o rrini, o shkoni. Nuk mund të jesh gjysmën brenda e gjysmën jashtë.

Ju duhet të respektoni organizatat, ligat, UEFA, FIFA, historinë. Futbolli është shpresë. Unë e kuptoj që situata është e komplikuar me pandeminë, por duhet të jemi së bashku për ta kapërcyer atë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu