Premier troket për Calhanoglu, por nuk ka oferta zyrtare! Turku merr ende kohë

“E ardhmja ime nuk është e lidhur me Champions ose jo, kontrata është tjetër gjë!” Hakan Calhanoglu ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë dhe po afron qershori kur edhe lirohet falas dhe mund të zgjedhë që të mos kthehet më në Milanello…

Ndërkohë, ka mbetur edhe java e fundit, ajo më vendimtare. Nga Anglia, sipas Daily Mirror, turku me numër “10” i intereson Manchester United dhe Chelsea, por si njëra, ashtu edhe tjetra, ende nuk kanë prezantuar asnjë ofertë zyrtare të agjenti i tij.

Milano 16/05/2021 – campionato di calcio serie A / Milan-Cagliari / foto Image Sport nella foto: Hakan Calhanoglu

Duhet të kujtojmë që Calhanoglu kërkon 5 mln euro në sezon për të rinovuar, ndërsa Milani është i ndalur në 4 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu