PRAPASKENAT/ Theo Hernandez ka folur në telefon me Brahim Diaz

Milan ka si qëllim të mbyllë në ditët e ardhshme ardhjen e Brahim Diaz bga Real Madridi.

Klubet janë akoma duke negociuar mbi formulen e operacionit dhe ka optimizëm në arritjen e një marrëveshjeje në kohë të shkurtër.

Los Blancos nuk duan të humbin kontrollin e kartonit të lojtarit, prandaj preferojnë një huazim të thatë ose futjen e një klauzole të riblerjes së kartonit.

Paolo Maldini nuk don që të vlerësojë futbollistin e një skuadre tjetër dhe prandaj duhet akoma të negociohet për të arritur një tjetër dakortësi përfundimtare.

Ndërkohë Corriere della Sera tregon se Brahim Diaz duhet të vijë në Milano gjatë kësaj jave.

Thuhet se e kanë bindur talentin spanjoll 21 vjeçar për transferimin në kuqezi edhe disa telefonata nga Theo Hernandez, që Maldini para një viti e mori pikërisht nga Real Madrid.

Theo është rritur shumë në Milano dhe pritet një sezon i një rritjeje të mëtejshme.

Edhe Brahim Diaz shpreson të bëjë një rrugëtim të tillë, pas një viti me vetëm 10 prezenca me bluzen e bardhë.

Ish lojtari i Malaga-s dhe Manchester City ka dëshirë të luajë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu