PRAPASKENA: Premier dhe Bundesliga, një klub “Big” tentoi t’i rrëmbente Milanit talentin Colombo!

Goli në gjak, Milan dhe kuqezinjtë si një lëkurë e dytë! Lorenzo Colombo është një produkt i akademisë,  i gatshëm për të bërë një hap cilësor dhe trampolinë te ekipi i tij i zemrës dhe fëmijërisë…

Golat e bukur në miqësoret kundër Monza dhe Vicenza shpalosin cilësitë e tij kryesore, aq sa trajneri Pioli dhe drejtuesit janë bindur se do të jetë zëvendësi ideal i Zlatan Ibrahimovic.

E ardhmja e tij do të jetë kuqezi, gjithashtu falë rinovimit të kontratës të nënshkruar në qershor deri në vitin 2024.

Lorenzo Colombo, debutto ed emozione: chi è l'attaccante della Primavera

Por ka pasur tundime nga jashtë, si në të kaluarën e afërt ashtu edhe kur ai ishte një talent shumë i ri në Akademi.

Sulmuesi 18 vjeçar është tentuar nga disa klube të Premier League, si dhe nga dhjetë skuadra në Serie B.

Lorenzo Colombo vs Bologna (Home) | Serie A Debut | BEAST - YouTube

Sidoqoftë, kuqezinjtë nuk duan t’ia dinë për shitje, madje as huazime!

Skuadra e huaj më e afërt për të transferuar Colombo ishte Borussia Dortmund. Siç raportohet nga Calciomercato.com, gjermanët kishin dërguar disa emisarë në Milanello për të vëzhguar djaloshin.

Disa diskutime me drejtuesit kuqezi dhe asgjë më shumë: 18-vjeçari është konsideruar gjithmonë i paprekshëm, si një nga produktet më të mira të sektorit të rinisë në 4-5 vitet e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu