Prapaskena: Milani kurseu 27 mln euro duke zgjedhur Brahim Diaz!

Ndikimi i Brahim në Itali ka qenë i menjëhershëm dhe drejtuesit e Milanit janë bindur se kishin të drejtë duke vendosur bast për spanjollin me origjinë marokene.

Brahim Díaz është bërë në Itali – në vetëm 5 ndeshje – një nga surprizat e shkëlqyera të Serie A. Milani është mahnitur plotësisht nga performanca e lojtarit të rritur te Malaga.

Sipas CalcioMercato, kuqezinjtë gjatë merkatos së verës preferuan huazimin e Brahim Díaz sesa blerjen e Andreas Pereira nga Manchester United.

OFFICIEL : La Lazio recrute Andreas Pereira

Futbollisti brazilian në fund nënshkroi për Lazio-n, por klubi që po e vëzhgonte ishte Milani përpara se të merrte “ok” nga Real Madrid për Diazin.

Të dy, si Maldini ashtu dhe Massara po bënin një ndjekje të kujdesshme të Brahim Díaz prej muajsh, deri në atë pikë sa të preferonin të kishin madrilenin për vetëm një vit, sesa të nënshkruanin Andreas Pereira, futbollistin e talentuar brazilian nga United.

Brahim Díaz sapo ka filluar sezonin në Serie A dhe tashmë është duke pushtuar Italinë. Lojtari i Real Madrid në huazim te Milan – Ish-nxënësi i Zidane – është në rrugën e duhur për t’u bërë një yll.

Lojtari i Malaga ka luajtur tre ndeshje në Serie A në të cilat ka zbritur në fushë 64% të minutave në total.

Stefano Pioli beson te djaloshi, ashtu si ai beson te Milani do të shpërthejë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu