PRAPASKENA E MERKATOS: Totti donte të ndihmonte Maldinin, por…

Në fund, Milani nuk mori asnjë mbrojtës qendror, edhe pse drejtuesit bënë disa përpjekje për disa lojtarë. Goditja e fundite humbur ishte Mohamed Simakan i Strasburgut.

Antonio Rudiger gjithashtu iu propozua Paolo Maldinit, i cili mund të largohej nga Chelsea me formulën e huazimit. Francesco Totti, i cili menaxhon interesat e lojtarit në Itali, ia propozoi drejtorit teknik të Milanit.

Sky Sport e zbuloi atë, duke shtuar se numri “10” historik Romës gjithashtu ia kishte propozuar atë klubit verdhekuq.

Në fund Djalli mbeti pa një mbrojtës qendror, ndërsa Roma rimori Chris Smalling nga Manchester United. Rudiger përsëri te Chelsea, ku nuk është zgjedhja e parë për trajnerin Frank Lampard. Ndoshta në janar 2021 diskutimet do të rihapen për transferimin e tij diku tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu