Dje ishte nata e Lorenzo Colombo. Sulmuesi i lindur në vitin 2002 shënoi golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Milanit.
Një moment magjik për një djalë për të cilin flitet shumë mirë, të cilin Stefano Pioli ka vendosur ta konfirmojë zëvendësin e vërtetë të Ibrahimovic brenda skuadrës kuqezi.
Colombo kishte veshur fanellën me numrin 29, një numër i veçantë për një sulmues. Korrespondenti i SKY, Peppe Di Stefano zbuloi misterin: “Ai zgjodhi 29 për nder të Mbappè, ishte numri i tij i parë kur bëri debutimin e tij me Monaco si profesionist”.

Një lloj shenjë e mirë për Colombon, i cili shpreson të përsërisë të paktën pjesërisht shpërthimin e francezit, i cili në moshën 22 vjeç është tashmë Kampion Bote dhe fitues i trofeve të ndryshme.
Sulmuesi 18-vjeçar i Milanit shënoi golin e tij të parë me fanellën e Milanit, një pikënisje e shkëlqyer.