PRAPASKENA: Boban kishte kryer gjithçka për talentin spanjoll, por në fund fitoi emri “Barcelona”

Rilindja e Milanit në vitin 2020 ka edhe meritat e Zvonimir Boban, i cili ndau zgjedhje të rëndësishme me Paolo Maldini dhe Frederic Massara në merkaton e kryer dhe disa zgjedhje futbollistësh.

Talente të rëndësishëm si Theo Hernandez dhe Ismael Bennacer u afruan në merkaon e verës 2019, pa harruar ardhjen e Ante Rebic.

Zlatan Ibrahimovic u kthye në janar, duke iu shtuar Simon Kjaer dhe Alexis Saelemaekers.

Për më tepër, kroati ra dakord mbi zgjedhjen Stefano Pioli në vend të Marco Giampaolo.

Boban gjithashtu dëshironte të sillte lojtarë të tjerë në Milanello. Për shembull, flitej për Dani Olmo dhe Dominik Szoboszlai.

Por ka edhe një emër tjetër që është shfaqur në orët e fundit: është Pedro Gonzalez Lopez, i njohur si Pedri.

Gianluca Di Marzio në faqen e tij zyrtare zbulon se Boban kishte biseduar me Las Palmas në verën e vitit 2019.

Sidoqoftë, ishte Barcelona që e fitoi ankandin me një investim prej rreth 5 milion euro.

Klubi katalan e la në huazim te skuadra ku ai u rrit, për ta mirëpritur atë në blaugrana në fund të sezonit.

Atletico Madrid dhe Betis Sevilla gjithashtu dëshironin Pedri, por Barcelona fitoi dhe tani ata gëzojnë një talent me perspektiva të mëdha.

Në Spanjë ka nga ata që e konsiderojnë atë një “trashëgimtar” të Andres Iniesta. 12 paraqitje (7 si titullar) dhe 2 gola këtë sezon.

Djali duket se është i destinuar të ketë një të ardhme të madhe.

Boban ishte përpjekur ta merrte Pedrin në Milano dhe për 5 milion do të ishte një goditje e madhe.

Padyshim, për një spanjoll të ri, ëndrra është gjithmonë të veshë fanellat e Barcelonës dhe Real Madrid, kështu që nuk është e lehtë të mposhtësh konkurrencën nga këto klube.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu