Prag Juventus-Milan. Dy balotazhe për Stefano Piolin. Pirlo tenton rikuperimin “in extremis”

Ndeshja Juventus-Milan po afron dhe në një farë nënyre duket qartë se bëhet fjalë për një tren të fundit në lidhje me Champions League pasi në rast të humbjes së kuqezinjve do të bëhej e vështirë më pas dhe gati e pamundur, duke qenë se do të duheshin 3 fitore në fund dhe duke shpresuar te hapat fals të të tjerëve.

Statistikat flasin qartë se “Stadium” është makth për Mlanin, që nuk fiton prej sezonin 2010/11 pra kur fitoi titullin e fundit kampion me Allegrin.

Por atëherë bardhezinjtë nuk luanin në stadiumin e ri, ku Djalli kurrë nuk arriti të fitonte dhe në Serinë A ai madje gjithmonë ka humbur.

Dy barazimet e vetme në Stadium erdhën në Kupën e Italisë. Prandaj, ekziston një tabu për t’u shkelur.

Sa i përket formacioneve Juventus-Milan, ka ende dyshime për t’u zgjidhur përfundimisht.

Stefano Pioli ka dy. i pari ka të bëjë me partnerin e mbrojtësit Simon Kjaer. Ekziston një balotazh midis Alessio Romagnoli dhe Fikayo Tomori.

Tjetra është për rolin e krahut të majtë në sulm, ku Ante Rebic duket se është favoriti ndaj Rafael Leao.

Për pjesën tjetër, përbërja kuqezi duket se është vendosur me Gigio Donnarumma, Davide Calabria, Theo Hernandez, Ismael Bennacer, Franck Kessie, Alexis Saelemaekers, Hakan Calhanoglu dhe Zlatan Ibrahimovic duke kompletuar njëmbëdhjetë startuesit në Torino.

Te Juventus, Federico Chiesa po shkon drejt thirrjes pasi humbi tre ndeshjet e fundit në kampionat. Gjendja fizike e ish-lojtarit të Fiorentinas po përmirësohet dhe ai duhet të jetë në dispozicion kundër Milanit, një skuadër të cilën e ka dëmtuar disa herë, përfshirë ndeshjen e parë në San Siro.

Për të kuptuar nëse Andrea Pirlo do ta vendosë menjëherë titullar apo do të fillojë nga stoli.

Sa i përket sulmit, Sky Sport i jep Alvaro Morata favoritin ndaj Paulo Dybala. Sulmuesi tjetër në 4-4-2 i Juve padyshim që do të jetë Cristiano Ronaldo.

Në mbrojtje Pirlo duhet të zgjedhë kë të lërë jashtë mes Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Matthijs De Ligt. Danilo dhe Alex Sandro do të veprojnë në krah. Në mesfushë Cuadrado në të djathtë, Rodrigo Bentancur dhe Adrien Rabiot në qendër. Në të majtë është dyshimi Chiesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu