Prag Europa League: Jo vetëm Milan pa 3 lojtarë, Lille njofton mungesën e yllit të ekipit!

Të enjten Milani do të përballet ndaj Lille në Europa League, java e katërt e grupit që përfshin gjithashtu Celtic dhe Sparta Praga, që do të luajnë mes tyre.

Një transfertë delikate për kuqezinjtë edhe pse lajmi i fundit tregon për një mungesë të rëndësishme te ekipi francez.

Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier duhet të bëjë pa Renato Sanches, që në “San Siro” ishte më i miri bashkë me Yazici.

Vetë trajneri e ka lajmëruar këtë në konferencë për shtyp duke theksuar se portugezi për shkak të një dëmtimi të pësuar me Portugalinë nuk është ende gati të kthehet në fushë.

Në anën tjetër, Milanit do t’i mungojnë Ibrahimovic, Leao dhe Saelemaekers.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu