Prag Europa League – Ibra dhe Diaz punojnë me ekipin, Bennacer dhe Mandzukic “out”

Milani zbriti sot në Milanello për stërvitjen e radhës në përgatitje të ndeshjes së të enjtes në “San Siro” ndaj Crvena Zvezda, pasi ajo e vajtjes në Beograd përfundoi 2-2.

Fillimisht ishte aktivizimi i muskujve në palestër, pastaj ekipi në fushë për punë aerobike rreth perimetrit të fushës.

E gjitha u ndoq nga një seri ushtrimesh me top dhe situata loje në fushë të ndarë. Brahim Diaz dhe Zlatan Ibrahimovic zhvilluan të gjithë senancën.

Sa i përket Bennacer dhe Mandzukic, kanë punuar veçmas, ndërsa nuk dihet ende se kur mund të rikuperojnë.

Programi i nesërm përfshin vetëm një seancë stërvitore në mëngjes e ndjekur nga një konferencë shtypi para ndeshjes me trajnerin Pioli dhe Rafael Leão.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu