Prag Europa League: formacioni i mundshëm kuqezi dhe një balotazh

Milani do të përgatisë ndeshjen e nesërme ndaj Crvena Zvezda me një rrotacion të kursyer, duke qenë se duhet fitorja dhe nuk duhet menaxhuar 2-2 e ndeshjes së parë.

Kështu që Pioli ka ndër mend të lërë disa pushim, por do të jenë në fushë edhe plot titullarë, duke nisur nga porta me Donnarumma, mbrojtja ku Kjaer do ta nisë nga minuta e parë dhe do të ulet në stol Romagnoli duke i lënë vendin Tomorit.

Në krahë do të operojnë Dalot në të majtë (Theo në stol) dhe në të djathtë Kalulu, ashtu si në ndeshjen e vajtjes.

Sakaq, mesfusha do të përbëhet nga Kessie dhe Tonali, teksa në sulm balotazhi qëndron mes Calhanoglu dhe Krunic në mes të treshes që përbëhet nga Rebic dhe Castillejo.

Në sulm, pra si zëvendës Ibrahimovic, duke parë mungesën e Mandzukic dhe faktin se Zlatan do ta nisë nga stoli, hapësirë për Rafael Leao.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu