Postimi rrënqethës! Ibrahimovic nuk harron rrënjët e tij ballkanase

Zlatan Ibrahimovic ka rrënjë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga një artikull i “The Sun”, i cili thotë se babai i Zlatanit, Sefik, është një mysliman boshnjak, ndërsa nëna Jurka, është një katolike kroate, me origjinë të pjesshme shqiptare.

Ditë më parë futbollisti publikoi foton e fëmijërisë së tij, në shenjë nderimi për “rrënjët e tij Ballkanike”.

Ylli i Milanit emocionoi 45 milion ndjekësit e tij me postimin e mrekullueshëm.

Legjenda suedeze ndau çaste të jetës nga fëmijëria e tij, ku në foto qëndron me krahët e kryqëzuar, duke buzëqeshur.

A guy visited Malmo to see every place mentioned in Zlatan's autobiography  - Planet Football

Pranë tij ndodhet edhe një burrë i moshuar që qëndron në këmbë me shkop dore. Fotoja duket sikur është bërë rreth 30 vite më parë.

Ibrahimovic, i cili ka origjinë boshnjake dhe kroate, shkroi në postim: “Rrënjët ballkanike”.

Ibrahimovic says emotional goodbye to Swedish national team in Volvo's  latest film | Digital Sport

Vetëm katër orë më pas postimi kishte grumbulluar gati një milion pëlqime. Prindërit e Ibrahimovic janë të dy emigrantë që braktisën vendet amtare për një jetë më të mirë në Suedi.

Vetë legjenda e futbollit lindi në Malmo të Suedisë, ku edhe nisi karrierën e tij si futbollist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu