Rafael Leao shënoi një gol historik në Sassuolo-Milan: pas më pak se 7 sekondash, sulmuesi vendosi një rekord italian dhe evropian.
Në botë është në vendin e tretë. Asnjëherë në Serie A ose në Kupën e Italisë askush nuk kishte realizuar një gol në një kohë kaq të shkurtër. Prandaj, ai hyn në historinë e futbollit me të drejtë.

Luca Marelli, avokat dhe ish arbitër, në Twitter, megjithatë, shpjegoi se goli i Leaos teorikisht duhej të anulohej.
Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar: Calhanoglu dhe Brahim Diaz nisin lojën dhe ndërkohë portugezi tashmë ka njërën këmbë në gjysmën tjetër të fushë dhe kjo nuk është e rregullt.

Marelli shpjegon gjithashtu se VAR nuk mund të ndërhyjë në këtë rast: në fakt, shqyrtimet në fillimet e lojës nuk lejohen.
Vetë Marelli nënvizon se kjo është një situatë e vështirë për tu vlerësuar. Në fakt, gjëra të tilla ndodhin shumë shpesh, por ne as nuk i vërejmë.

Këtë herë, megjithatë, shumë e vunë re sepse më pas erdhi goli i Leao, më i shpejti në historinë e futbollit italian dhe evropian.
Në fakt, ish-arbitri jep shembullin e rivënieve anësore: askush nuk i kryen në të vërtetë në pikën e duhur, megjithatë ata gjithmonë kalojnë pa u vënë re…