Post Milan-Manchester, Dalot dhe postimi me fjalinë e çuditshme!

Eshtë një Diogo Dalot i hidhëruar ai që, duke ndërhyrë në Instagram, ka postuar disa fjalë pas eliminimit në Europa League ndaj Manchester United.

“Aventura në Europë mbyllet me sigurinë që jemi një skuadër e fortë. Do të kthehemi shpejt që të bëjmë betejë në fushat ndërkombëtare, skena natyrore e Milanit. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e urimit që më keni bërë”…

Dje, futbollisti portugez mbushi 22 vjeç dhe sigurisht që do të kishte dashur një tjetër rezultat. Por, ajo që bie në sy në këtë postim është fjala “do të kthehemi”…

Në fakt, Dalot do të kthehet por me Manchester United, pasi ai do të largohet në verë, ashtu si edhe Solskjaer u shpreh në intervistën e fundit. Edhe te Milani kanë mëdyshje për ta mbajtur. Ose portugezi di diçka që ne nuk e dimë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu