Porto-Milan | Mediat kryesore italiane “kryqëzojnë” dy kuqezinj! Notat dhe komenti

Mungesat te Milani kanë peshuar, është e pamohueshme. Sidomos në disa pozicione fakti i të hequrit dorë nga titullarët bëri diferencën kundër Portos. Në veçanti ato të Theo Hernandez dhe Brahim Diaz, pa harruar te skualifikuarin Kessie.

Theo është një nga më të mirët në botë në rolin e mbrojtësit të majtë dhe është zëvendësuar nga Fodé Ballo-Touré, një lojtar që ende nuk ka dëshmuar se e meriton fanellën kuqezi.

Në vend të kësaj, mesfushori sulmues spanjoll u zëvendësua nga Rade Krunic, i cili është një mesfushor dhe jo një fantazist. Ekziston një hendek i madh midis boshnjakut dhe shokut të tij të skuadrës në një nivel teknik…

Gazetat ngelin ne klase Ballo-Touré dhe Krunic
Ballo-Touré dhe Krunic ishin ndër më të këqijtë në fushë në Porto-Milan. Eshtë e qartë se do të ishte një gabim t’i fajësojmë ata për performancën e keqe dhe humbjen e ekipit, sepse shumica e shokëve të skuadrës gjithashtu ofruan një paraqitje nën pritshmeri.

Sa i përket raporteve të sotme, të përditshmet kryesore sportive janë unanime në gjykimin e dy te siperpermendurve. Le të shohim notat per Ballo-Touré.

La Gazzetta dello Sport: “5. Unaza me e dobët e zinxhirit. Jo të gjitha gabimet janë të tijat, sepse atij i mungon qartësia edhe në mesfushë, por sa ndërhyrje të gabuara dhe sa përpjekje të rrezikshme për të përparuar më kot me top perpara”.
Corriere dello Sport: “4.5. Konfuz si kur del perpara ashtu edhe kur mbron. Gabime qe detyrojnë shokët e skuadrës të bëjnë një punë të dyfishtë”.
Tuttosport: “5. Nuk u pelqye kundër Veronës dhe nuk ndodhi as ne Portugali. Ka mjete të mëdha fizike, sado të kufizuara nga një vrull që nuk jep fryte “.

Këtu janë vleresimet për Krunic.

La Gazzetta dello Sport: “5. Ka një shans për të mbyllur aksionin Saelemaekers-Leao, por nuk e shfrytëzon atë. Pozicioni i mesfushorit sulmues nuk i përshtatet atij në një lojë kaq të komplikuar”.
Corriere dello Sport: “5. Atij i mungonte kthjelltësia, ende nuk është fizikisht në formën e tij më të mirë pas një muaji pushim”.
Tuttosport: “5. Tani është një konstante, kur ai luan titullar kurrë nuk arrin të përsërisë performancën si zevendesues”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu