Porto-Milan, formacioni i mundshëm: Pioli përzien “letrat” në mbrojtje!

Afron sfida ne Oporto per Milanin, i cili po përgatitet të përballet me ndeshjen e 3 -të të grupit B të Ligës së Kampionëve. Ka entuziazëm në shtëpinë kuqezi pas super permbysjes kundër Verona në Serie A.

Por ekziston edhe vetëdija se kjo do të jetë një ndeshje themelore për vazhdimin e udhëtimit në Evropën që ka rëndësi…

Dhe cilin formacion do të zgjedhë Stefano Pioli për të luajtur ndaj Porto? Tani ka disa ndryshime për t’u regjistruar në mbrojtje në krahasim me të shtunën e kaluar. Sipas raporteve të ‘Sky Sport’, përpara Ciprian Tatarusanu, Pierre Kalulu është një kandidat për një pozicion fillestar në krahun e djathtë…

Davide Calabria do të devijohet në krahun e majtë për të zënë rolin e Fodé Ballo-Touré jo bindës. Së bashku me Fikayo Tomorin, Simon Kjaer gjithashtu do të kthehet për të drejtuar mbrojtjen.

Në mesfushë, me Franck Kessie të pezulluar, ka zero dyshime: Sandro Tonali dhe Ismael Bennacer. Ekziston një lajm tjetër dhe ka të bëjë me repartin e fantazise: Rade Krunic do të marrë vendin e Daniel Maldinin në rolin e fantazistit pas Olivier Giroud.

Asnje dyshim per Saelemaekers dhe Leao ne krahe.

Ky është formacioni i mundshëm i Milanit në funksion të ndeshjes kundër Portos.

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Tomori, Calabria; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Rafael Leao; Giroud

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu