Porto lë jashtë titullarin, Milani në horizont?

Mes shumë emrave që kanë qarkulluar në lidhje me merkaton e Milanit kohët e fundit ka rënë në sy edhe ai i anësorit të djathtë Jesus Corona, i cili aktivizohet me Porton.

Meksikani, i lindur në vitin 1993, është pjesë e Portos prej vitit 2015, kur portugezët e blenë për 10.5 milionë euro nga Twente, ndërkohë që kontrata e tij skadon në 2022, çka e vë në pozitë të vështirë klubin e tij.

Porto's coach on Corona: ''He's a player above the average'' - AS USA

Porto prej kohësh e ka bërë të qartë se nuk e lëshon anësorin ofensiv pa u paguar të paktën 18 milionë euro, pasi trajneri Sergio Conceicao e konsideron lojtar shumë të rëndësishëm.

Gjithsesi, nga Porto vjen lajmi se në ndeshjen e sotme të kampionatit mes Porto e Arouca trajneri i Portos pritet ta lërë në stol ose në tribunë Coronan. E gjitha lidhet pikërisht me zërat e merkatos, sepse 28-vjeçari dëshiron të transferohet tek Milani dhe agjentët e tij kanë qenë në Milano ditët e fundit.

Problem mbetet çmimi, sepse Milani nuk ofron më shumë se 12 milionë euro, për një futbollist që ka vetëm një vit kontratë, pa harruar që në të djathtë Milani ende nuk po gjen një blerës për Castillejo.

AC Milan Working On Signing A Right Winger; Four Options Being Considered -  The AC Milan Offside

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu