PORTA: Nëse nuk konfirmohet Begovic, Milani peshkon portierin italian me përvojë!

Milan ende nuk ka gjetur një zgjidhje me Asmir Begovic të Bournemouth. Nuk ka “tym të bardhë” për konfirmimin e portierit dhe për këtë arsye klubi po vlerëson edhe hipoteza të tjera.

Sipas tuttomercatoweb.com, i pari në listë është Antonio Mirante i cili në Romë provoi të ishte më shumë se një alternativë ndaj Pau Lopez.

Kuqezinjtë vlerësojnë shumë ish-portierin e Bolognas dhe për këtë arsye ai do të ishte emri i parë në listë. Roma, megjithatë, e konsideron atë të pa transferueshmëm por së pari duhet të jetë në gjendje të sigurohet duke rinovuar kontratën që skadon në 2021 përpara se të refuzojë përfundimisht propozimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu