Pobega: Te Milani kam mësuar diçka me rëndësi! Dua të ndjek shembujt e Locatelli dhe Calabria

Duke folur në specialin e bërë për Italinë e Re, Tommaso Pobega foli për veten e tij me Filippo Galli midis së kaluarës dhe së ardhmes.

Pobega është huazuar te Spezia deri në fund të sezonit dhe po paraqitet mjaft mirë.  

“Më kujtohet shumë mirë emocioni kur mbërrita në Milano. Prindërit e mi dhe vëllai im kurrë nuk ishin shumë të bezdisshëm. Në intervistat e para me stafin e Milanit nuk isha as i pranishëm sepse prindërit e mi donin që të isha pothuajse i fshehur nga bashkimi me Milanin në mënyrë që të mos krijoja pritshmëri”.

Risultato immagini per pobega milan

Në rrugën e rritjes: “Rruga e rritjes dhe pritshmëria nga lojtarët janë të vështira. Hapi është i madh nga Primavera në ekipin e parë.

Nëse bën mirë menjëherë nën moshë, menjëherë mendon të kalosh në ekipin e parë, por ndoshta nuk je plotësisht të gatshëm. Në përvojat e para profesionale kuptova se sa e ndryshme ishte përvoja, madje vetëm duke folur për rëndësinë e rikuperimit të topit”

Për mësimet në Milano: “Në Milano gjithmonë na është mësuar që qëllimi duhej arritur, ai mund të arrihej edhe me ca pengesa, por duhej arritur.

E kuptova që është e drejtë të marrësh rrugën e duhur, që nuk ke nevojë domosdoshmërisht të kalosh kategorinë por nëse një rrugë e caktuar mund të më çojë në rezultat atëherë ajo duhet të ndiqet”.

Për Locatelli dhe Calabrinë: “Mbi Locatelli kishte shumë pritshmëri, por sepse ai kishte një fillim të shkëlqyeshëm dhe më pas na duhej të provonim një lloj rruge që do të kapërcente kategoritë.

Në fillim ai bëri shumë mirë dhe më pas, siç është normale, hasi vështirësi. Në fillim Calabria mori shumë vlerësime, pastaj kritika por në fund të gjithë kanë rrugën e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu