Pobega pret largimin, gjithçka varet nga ky akord! Formula

Tifozët e Milanit dhe veçanërisht drejtuesit perfaqesuar nga dyshja Maldini-Massara kanë përjetuar një verë të vrullshme plot lajme.

Priten ende disa goditje në ditët e fundit të merkatos. Pietro Pellegri është zyrtarizuar vetëm disa orë më parë, dhe tani po punohet për një mesfushor sulmues dhe një anësor.

Një hap nga largimi është Tommaso Pobega. Marrëveshja që do ta bëjë atë të veshë fanelen e Torinos është duke u finalizuar.

Disa lëvizje, edhe sot, në Casa Milan. Agjenti i Yacine Adli ishte i pranishëm, me lojtarin e Bordeaux, i cili dëshiron të veshë fanellën e Milanit me çdo kusht. Sidoqoftë, klubi francez duhet të ulë pretendimet për të përfunduar operacionin.

Një ofertë zyrtare ka mbërritur nga Getafe për Samu Castillejo, të cilën Milani po e vlerëson.

Por, te kthehemi te largimet. Conti me valixhe, por sidomos Pobega. Sipas asaj që u raportua nga gazetari sportiv Gianluca Di Marzio, drejtori sportiv Davide Vignati drekoi në Milano së bashku me agjentin e lojtarit Pobega, Patrick Bastianelli.

Kjo do të thotë që për të parë Pobega të veshur me fanellën Toro, mungon vetëm statusi zyrtar, qe do te vije sapo Bakayoko te kryhet mes Milanit dhe Chelsea. Formula e Pobega-Torino eshte huazim i thate!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu