Pobega nuk heq dorë nga Milani, mesazh trajnerit Pioli dhe klubit. Pastaj zbulon idhullin e tij…

I rikthyer pas huazimeve te Pordenone dhe Spezia, për Tommaso Pobega e ardhmja ende nuk është vendosur.

Gjatë verës, faza përgatitore me Milanin dhe disa miqësore kanë konfirmuar rritjen e tij dhe trajneri Pioli e pëlqen, por vendimi final mbi qëndrimin ose jo për sezonin e ri ende nuk është marrë.

Transferimi i tij në huazim nuk përjashtohet.

Ka ekipe të Serie A që i kanë vënë syrin. Flasim mbi të gjitha për Cagliari, Udinese dhe Sampdoria.

Klubi Rossoneri, megjithatë, së pari duhet të marrë një mesfushor tjetër dhe pastaj përfundimisht të marrë parasysh ta dërgojë atë përsëri në huazim.

Në një intervistë për gazetën Il Piçolo, Pobega foli për të ardhmen e tij si më poshtë: “Unë kam një kontratë deri në qershor 2025, jam i kënaqur që e ndiej këtë besim. Vetëm mund të përpiqem të konfirmoj veten”.

Ai u pyet se kush është modeli i tij dhe tregon një emër shumë të suksesshëm: “Do të isha i pavendosur sepse ka shumë por them Gattuso, e kisha atë si trajner te Primavera dhe më përcolli shumë.

Jo vetëm në aspektin e kompetencës së futbollit, por edhe në aspektin njerëzor. Teknikisht, unë i referohem mendimeve të të tjerëve, ata thonë se i ngjaj Ambrosini”.

Të shtunën Milani do të luajë miqësoren e tyre të fundit para sezonit. Përballë do të jetë Panathinaikos dhe ndeshje do të luhet në Trieste.

Pobega është i lumtur të luajë në qytetin e tij të lindjes:

“Shpresoj që Trieste të ndihet si një vend që e do futbollin. Mund t’ju siguroj se do të jetë një ndeshje e vërtetë, do të bëhet serioze pasi është testi i fundit para kampionatit.

Kur ka ngjarje të mëdha, tifozët e Triestes janë përgjigjur gjithmonë duke qenë të pranishëm. Pas një viti e gjysmë larg stadiumit, të gjithë duhet të kthehemi në normalitet.

Nevojitet një ndeshje futbolli dhe është event i mirë për t’u afruar me tifozët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu