“Pobega i ka të gjitha, duhet të qëndrojë te Milani!” Mesfushori po punon fort këto kohë

Tommaso Pobega është një nga emrat e nxehtë të këtyre ditëve te Milani.

Për merkaton, por jo vetëm. Mesfushori, një produkt i akademisë kuqezi, është kthyer nga dy vjet rritje konstante dhe e ka demonstruar këtë me fanellat e Pordenone dhe, mbi të gjitha, Spezia.

Pas miqësore me Pro Sesto, Pobega pranoi se donte t’i bënte përshtypje stafit trainues dhe menaxhmentit për të qëndruar në Milano.

Edhe te klubi tani nuk duken fort të bindur për ta lëshuar, ose maksimumi do të jetë huazim i thatë.

Edhe ish-kapo scout i Milanit, Bianchessi, që ka zbuluar shumë talente, u prononcua sonte.

“Tommaso është lojtari im i preferuar. Vullneti, sakrifica, përulësia e plotësuar me një strukturë të rëndësishme fiziko-atletike, teknikë të mirë dhe talentin e futjes nga prapa që e lejon atë të shënojë gola.

Unë shpresoj që ai të qëndrojë në Milano dhe të gdhendë hapësirën e tij. Ai vetëm mund të përmirësohet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu