Periudha për Samu Castillejo nuk është më e lumtura, me spanjollin i cili humbi disa ndeshje për shkak të dëmtimit dhe gjithashtu vendin e titullarit nga Alexis Saelemaekers.
Për më tepër, në ndeshjet e fundit, Milani nuk ka korrur gjithmonë atë që ka mbjellë, veçanërisht me barazimet në “San Siro” kundër Romës dhe Hellas Verona.
Kuqezinjtë, megjithatë, janë akoma të parët në Serie A dhe kanë gjashtë pikë në garën për kualifikim në Europa League.
Ndaj edhe Castillejo nuk është i dëshpëruar dhe periudha. “Mos ki frikë nga kohërat e vështira, më e mira vjen nga aty”.
Spanjolli, ish-futbollisti i Malaga, po kritikohet vazhdimisht këto kohë dhe gjendja e tij fizike nuk ka qenë më e mira, përveç se ka humbur disi besimin, por drejtuesit ende besojnë se mund ta marrë veten.