Po vjen oferta për Theo Hernandez! “Por Milani do ta refuzojë”

Në sezonet e fundit, Milani ka rritur disa të rinj ose lojtar me potencial dhe klubet kryesore evropiane kanë vënë në shënjestër disa prej tyre. Franck Kessie nuk është i vetmi që tundon emrat e mëdhenj.

Sigurisht, ai ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe kjo e bën transferimin shumë më të lehtë, por ne kemi parë që ka klube që nuk e kanë shumë problem të bëjnë marrëveshje të mëdha kur duan një lojtar.

Klubi kuqezi së shpejti mund ta gjejë veten duke u marrë me propozimet për Theo Hernandez, për shembull.

Ditët e fundit është folur për interesimin e Manchester Cityt për Theo Hernandez. Pep Guardiola ka nevojë për një mbrojtës të ri të majtë pasi Benjamin Mendy është pezulluar nga akuzat për sulme seksuale.

Një nga profilet e vlerësuar nga klubi dhe trajneri është francezi nga Milano.

Në Spanjë, thashethemet nga Anglia janë konfirmuar. Portali Todofichajes.com zbulon se Manchester City do të ishte gati për të paraqitur një ofertë tashmë në janar. Citizens janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për të provuar të sigurojnë Theo Hernandez.

Ofertë qe me shume mundesi do te kthehet mbrapsht, pasi Theo ka kontrate deri ne vitin 2024 dhe Maldini & Co po mendojne rinovimin qe tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu