Po shkëlqen këto ndeshjet e fundit, Diaz mesazh dashurie Milanit dhe tifozëve!

Në këto dy ndeshjet e fundit të kampionatit, Brahim Diaz ka fituar përfundimisht respektin për klubin dhe të gjithë tifozët.

Djali i vogël nga Malaga luajti dy shfaqje të mrekullueshme, duke shlyer besimin e dhënë nga Stefano Pioli ndërsa ai e hodhi në fushë si titullar.

Brahim ishte super i gatshëm duke iu përgjigjur thirrjes së trajnerit dhe nuk është rastësi që ai shënoi dy gola në dy ndeshje radhazi.

Tani nyja rreth së ardhmes së tij mbetet për t’u zgjidhur. Mesfushori sulmues e ka bindur plotësisht klubin kuqezi se ai do të donte të qëndronte edhe për një sezon tjetër.

Padyshim, gjithçka do të varet nga dëshirat e Real Madrid (pronari i kartonit të tij). Vetëm huazimi i thatë nuk i jep asnjë garanci Milanit.

Megjithatë, Brahim Diaz gjithmonë ka shprehur besimin e tij të madh për ngjyrat kuqezi. Që kur ishte fëmijë, spanjolli mbështeste Milanin.

Në intervistën e dhënë sot për Sportmediaset, Brahim përsëriti se ai ndihet shumë mirë te klubi kuqezi dhe se aktualisht përparësia e tij e vetme është Milani dhe arritja në Ligën e Kampionëve.

Për mënyrën se si ndihet në Milano dhe te Milani:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te Milano. Milani është një qytet i mahnitshëm dhe klubi është i shkëlqyeshëm. Tifozët më japin vërtet shumë dashuri dhe ndihem mirë këtu. Tani duam t’i japim atyre një gëzim në këtë finale të sezonit”.

Mbi momentin e shkëlqyeshëm të rritjes personale: “Siç them gjithmonë, përparësia është Milani dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për këtë skuadër.

Ndjehem si protagonist, si dhe të gjithë shokët e mi të skuadrës, gjë që është themelore. Jam i lumtur me gjithçka që po bëj”.

Në lidhje me objektivin e domosdoshëm të Ligës së Kampionëve: “Një klub si Milani duhet të luajë absolutisht Champions League.

Po flasim për një konkurs shumë të rëndësishëm dhe do të thotë shumë për ne që të jemi në gjendje të kualifikohemi.

Si fëmijë, të gjithë ëndërronim të luanim Ligën e Kampionëve dhe nëse vazhdojmë kështu, sigurisht që do të jemi në gjendje ta luajmë atë vitin e ardhshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu