Po mahnit në Serie B, kush është sulmuesi “gjigant” që ka bërë për vete Milanin!

Merkato nuk ndalet kurrë dhe me fillimin e sezonit të ri fillojnë të shfaqen talentet e reja të së ardhmes. Milani, si të gjitha ekipet e tjera, eshte gjithmonë i kujdesshëm për të monitoruar lojtarët e rinj, në mënyrë që të lëvizin në kohë për të parashikuar dhe fituar konkurrencën.

Tani për tani një sulmues i ri në Serie B po tërheq interes, për të cilin skuadrat e mëdha tashmë kane hedhur sytë, aq sa gjithashtu mund të nisë një ankand për të.

Sipas asaj që u raportua nga seriebnews.com, kuqezinjtë do të kishin hyrë në garë për sulmuesin e ri të Pisa-s, Lorenzo Lucca. Juventus dhe Inter janë gjithashtu në gjurmët e sulmuesit, i cili ka bërë kaq shumë në fillim të sezonit.

Sidoqoftë, portali kushtuar serisë së kadetëve raporton se Djalli ka një karton të rëndësishem për të luajtur në negociata, përkatësisht përfshirjen e Lorenzo Colombo.

Qendër-sulmuesi në pronësi të Milanit po bën mirë në Serie B në huazim te Spal, me dy gola të shënuar në tre ndeshjet e tij të para.

Lucca është një klasë e vitit 2000 që luajti në ekipet e të rinjve të Torinos dhe Brescia, dhe toskanët të Pisa-s e moren nga Palermo për një shifër pak më të lartë se 2 milion euro.

Në tre ndeshjet e para ai luajti 189 minuta, shënoi 3 gola dhe gjithashtu nënshkroi një asistim. 21-vjeçari po udheheq bluzinjte, te paret në renditje me pikë të plota.

Ai është një sulmues me një fizik imponues (2.01 metra i lartë) por në të njëjtën kohë shumë dinamik. Pisa ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe për këtë arsye mund ta shesë në shumën që ata preferojnë, gjithashtu duke pasur parasysh se të gjithë emrat e mëdhenj në Itali i kanë vënë sytë atij.

Do të shohim nëse Lucca do të jetë në gjendje të japë vazhdimësi këtë sezon dhe të bindë drejtuesit e Milanit se mund të jetë rasti ideal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu