“Po çfarë Scudetto…!” Presidenti i Milanit shuan entuziazmin (VIDEO)

I pranishëm sot në Milano në asamblenë e Lega Serie A, presidenti kuqezi Paolo Scaroni u mor në pyetje nga gazetarët e pranishëm.

Numri “1” i klubit, siç raportohet nga Calciomercato.it, donte në një farë mënyre të shuante entuziazmin për temën e Scudettos.

“A keni besim për garën e Milanit në Scudetto? Po çfarë gare Scudetto… ”- pranoi Scaroni me një shaka, duke u përpjekur të minimizonte pavarësisht rezultateve të shkëlqyera të marra deri më tani nga Pioli dhe të tijtë.

Sa i përket pyetjes në lidhje me azhornime te fundit mbi stadiumin erdhi një përgjigje klasike “nuk kam koment”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu