Platini, thirrje Juventusit dhe Interit: Kujdes Milanin!

Ish-mesfushori francez, Michel Platini, dha një intervistë të gjatë për La Gazzetta. Tema kryesore e diskutimit ishte derbi i Italisë i planifikuar për nesër në mbrëmje.

Platini ishte një flamur i Juventusit, kështu që në funksion të ndeshjes që do të shohë bardhezinjtë kundër Interit të Conte, francezi ka analizuar disa aspekte.

Mes shumë reflektimesh, Michel Platini më pas përfundoi duke folur për Milanin. Fjalë të rëndësishme ishin ato të ish-mesfushorit për kuqezinjtë.

“Kujdes nga Milani. Ata gjithmonë po marrin rezultate pozitive, janë të parët në renditje dhe nuk do të ndalen. Kjo Serie A është shumë e dyluftuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu