PLAS REVOLTA! Klubet e Serie A kërcënojnë bojkot nëse Qeveria nuk hap stadiumet 100%

19 klubet e Serie A (nuk ishte Salernitana, pozicioni i të cilës është akoma në ekuilibër për historinë menaxhimit ose jo nga pronarë të rinj), u mblodhën sot në një asamble të Lega me video konferencë – për të adresuar disa çështje shumë delikate të tilla si programi televiziv i kampionatit tjetër me kërkesën fillestare që iu bë për të copëzuar axhendën dhe ndeshjet – deri te sulmi i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve.

Ato kërkojnë masa urgjente për t’iu kundërvënë gjendjes së krizës në të cilën ndodhet futbolli.

Ky është shënimi i lëshuar nga Lega Serie A:

“Klubet e Serisë A, të mbledhura sot në Asamble, ankohen për një gjendje krize që nuk është më e durueshme, në veçanti, nga humbjet ekonomike të pësuara për shkak të mungesës së spektatorëve në stadiume në dy sezonet e fundit sportive.

Për të filluar kampionatin e ardhshëm, dhe për të mos injoruar dëshirën e 38 milion tifozëve, klubet e A, unanimisht, kërkojnë një takim me Kryeministrin Mario Draghi, me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Giancarlo Giorgetti dhe me Nënsekretarin e Sportit Valentina Vezzali.

Ky takim është i nevojshëm për të gjetur, në bashkëpunim me Qeverinë, zgjidhje të përshtatshme për dëmin prej 1 miliard e 200 milion euro të pësuar deri më tani nga klubet për shkak të pandemisë dhe në të njëjtën kohë vendosjen e metodave për të favorizuar kthimin total të publikut në tribuna nga java e parë e sezonit të ardhshëm, në siguri të plotë për tifozët dhe duke parashikuar përdorimin e pasaportës së vaksinimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu