Plas në studion e Tiki-Taka, arbitri Orsato akuzohet si pjesë e skenarit me paramendim!

Polemikë e madhe për arbitrin Orsato gjatë Lazio-Milan. Arbitri është në qendër të kritikave për faktin se nuk ka fishkëllyer një faull ndaj Calhanoglu nga i cili lindi goli i dyfishimit të Correa.

Një fishkëllimë që nuk arriti as pas rishikimit në VAR. Një drejtim i ndeshjes që nuk u pëlqye sidomos për tifozët e Milanit që protestuan në Tëitter dhe derdhën zemërimin e tyre kundër arbitrit italian…

Jo vetëm Ambrosini dhe Pioli, por tashmë edhe në studiot e Tiki Taka sonte pati debate. Arbitri Bergonzi u shpreh i habitur se si Orsato nuk e anulon golin: “Më duket e habitshme pasi shkoi të shihte në VAR dinamikën e kontaktit dhe nuk e ktheu vendimin.

Është një gabim i qartë nga arbitri Orsato dhe që ndikon në ndeshje dhe rezultat”.

Sakaq, ish-kampioni i botës me Italinë, Graziani, tha: “Bravo që shkoi te rishihte episodin në VAR pasi nuk e pa dot në dinamikën e ngjarjes, por të mos e kthesh vendimin edhe pasi e pe me qetësi dhe ngadalë…”

Por, akuza më e fortë erdhi nga Massimo Mauro: “Kjo është tendencioze! Më duket më shumë një sulm ndaj ekipeve që morën pjesë në projektin Super League si Milan, Juventus dhe Inter. Besoj se janë pasojat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu