PLAS LUFTA! Milan, Inter e Juve bojkotojnë Lega Serie A. UEFA gati me padi 50 mld euro. Avokati: Nuk i bën dot asgjë, tani lojtarët dhe agjentët…”

UEFA ndihet e tradhëtuar nga 12 klubet që pranuan të themelonin Super League. Sidomos nga presidenti Andrea Agnelli që ishte një zë i fortë brenda qeverisë europiane të futbollit dhe kishte postin e presidentit të ECA (Shoqata Europiane e Klubeve)…

Por, Ceferin, tashmë duhet të nisë betejën e tij me këto klube dhe këtë Super League, edhe pse mund të jetë e “përgjakur” pasi pushteti i tyre është aq i madh saqë mund të përmbysin futbollin…

Reagimi i UEFA-s ishte i fortë, ashtu si kërcënimet e ardhura në drejtim të tyre, deri në përjashtim nga Ligat kombëtare ku marrin pjesë, nga kompeticionet europiane (por kjo do të ndodhë gjithësesi sepse do të marrin pjesë në Super League) dhe sidomos me përjashtimet nga kombëtaret për lojtarët e impenjuar në këtë turne!

Sipas Gazzetta dello Sport, madje, Ceferin është duke përgatitur një padi rekord në historinë e futbollit prej 50 miliardë eurosh për këto 12 klube që bashkëthemeluan Super League.

Ndërkohë, Juventus, Inter dhe Milan, që janë akuzuar nga Lega Serie A për një tradhti të madhe, sot kanë bojkotuar mbledhjen e Ligës, pasi tema e diskutimit do të jetë pikërisht Super League…

Por, nëse për tifozët frika e përjashtimit nga kampionatet e tyre është e madhe, avokati Pierfilippo Capello, një ekspert i së drejtës sportive për Sky Sport, analizoi:

“Unë nuk shoh në këtë moment një arsye për të përjashtuar 12 klubet themeluese të Superligës nga garat e vazhdueshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sjellja e tyre mund të çojë në sanksione, por kjo nuk do të ndikonte në të drejtën për të marrë pjesë në një kompeticion. Nëse UEFA nuk gjen një levë ligjore për momentin e shoh të pamundur”.

“Lojtarët që nuk kanë të drejtë për ekipin kombëtar? Le të marrim një shembull: nëse një klub i kërkon një futbollisti të përdorë substanca doping, vetë lojtari mund të refuzojë…

Në të njëjtën kohë, nëse federatat do të ishin në gjendje të provonin se kjo Superligë është e paligjshme nga pikëpamja sportive, atëherë lojtari do të ishte në situatën për të zgjedhur: të ndiqte punëdhënësin e tij apo jo.

Për çfarë mund t’ju them i sigurt është se tashmë në këto orë, shumë prokurorë u kërkojnë avokatëve të tyre të fillojnë të mendojnë se cilat klauzola duhet të përfshijnë në kontratat që do të lidhen me klubet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu