PLANI “MILENKOVIC”: Kështu Maldini po tenton gjithçka për mbrojtësin e Fiorentina-s!

Mesazhi i trajnerit Stefano Pioli është i qartë! Milani duhet të përforcojë qendrën e mbrojtjes pasi Kjaer dhe Romagnoli nuk mund të jenë të mjaftueshëm për të gjithë sezonin, veçanërisht nëse kuqezinjtë arrijnë të kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja në Dublinit kundër Shamrock konfirmoi se Gabbia është ende i papjekur dhe i duhet më shumë eksperiencë të rritet, ndërsa Duarte mbetet një “objekt misterioz” dhe fizikisht i brishtë, ashtu si Musaçhio nuk konsiderohet alternatvë, pasi është ende jashtë për shkak të dëmtimit.

Edhe Maldini e Massara, dy dirigjentët e merkatos janë të bindur se një përforcim i ri është i nevojshëm në atë zonë të fushës dhe emri i parë në listë është gjithmonë Nikola Milenkovic i Fiorentina-s.

Siç shpjegon Corriere della Sera këtë mëngjes, serbi është i pëlqyer sepse është i fortë, i ri dhe ka personalitet të shkëlqyer. Me pak fjalë ai është një futbollist me perspektivë që përkon me kërkesat dhe parametrat e Elliott.

Plani i Milanit për të mbërritur te Milenkovic është mjaft i qartë: të mbyllet shitja e Paquetà për 23-25 ​​milion euro dhe më pas t’i investohen ato para në blerjen e mbrojtësit të Fiorentina-s.

Calciomercato Milan, summit con Ramadani per Milenkovic e non solo

Duke qenë se lojtari ka një kontratë që skadon pas dy vitesh, klubi i Milanit nuk ka ndërmend të ofrojë më shumë se 25-27 milion.

Vjollcët vazhdojnë të kërkojnë 35 milion euro, kështu që për momentin rreth dhjetë milion euro po “luajnë” midis ofertës dhe kërkesës.

Milani i ka dhënë vetes 10 ditë kohë për të mbyllur negociatat për Milenkovic, ndërsa më pas do të fokusohen te një tjetër mbrojtës si Ajer i Celtic apo Pezella po i Fiorentina-s.

Por qëllimi i parë mbetet serbi dhe Maldini dhe Massara do të bëjnë gjithçka që të përpiqen t’i japin atë Piolit. Këtu hyn në negociata edhe Fali Ramadani, agjenti shqiptar që ka gjithashtu edhe kartonin e Rebic (blerja nga Frankfurt ende nuk është publikuar). Pikërisht këto ditë Ramadani do të takohet me drejtuesit e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu