Plani i Milanit nëse Donnarumma nuk rinovon: sakrifikohet talenti për portierin e afirmuar!

Ai është caktuar si trashëgimtar i Gianluigi Donnarumma që nga koha e tij në sektorin e të rinjve të Milanit, por karriera e Alessandro Plizzari ende nuk ka marrë kthesën e duhur…

Portieri 21-vjeçar u dërgua në huazim në Serie B te Reggina, ku filloi si titullar dhe më pas humbi vendin.

Që nga fundi i dhjetorit është bërë rezervë dhe ka luajtur vetëm një herë deri më tani.

Para se të përfundonte në stol ai kishte luajtur nëntë ndeshje dhe kishte pësuar 16 gola. Trajneri Marco Baroni po preferon 32-vjeçarin Nicolas ndaj tij.

Milani po shpreson që Plizzari të mund të marrë përsëri pozicionin e tij fillestar te Reggina, por është e vështirë.

Sidoqoftë, portieri i ri do të kthehet në Milanello në fund të sezonit dhe menaxhmenti do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Sot La Gazzetta dello Sport shpjegon se Plizzari mund të jetë një mundësi për t’u përfshirë në një negociatë të mundshme për Juan Musso.

Portieri i Udineses është në mesin e profileve të marra në konsideratë nga klubi për të zëvendësuar Donnarumma në rast se Gigio nuk rinovon kontratën që skadon në qershor 2021.

Milani bëri një studim eksplorues për Musso, i cili ishte gjithashtu në fokusin e Romës dhe Atalanta.

Duke marrë parasysh që portieri argjentinas ka një vlerësim prej rreth 25 milion euro dhe se Udinese do të donte t’ia besonte portën një lojtari të ri, Plizzari mund të ishte i përshtatshëm për t’u përfshirë në operacionin për të kufizuar shpenzimet e parave të Milanit.

Shumë varet nga Donnarumma, të cilit kuqezinjtë i kanë ofruar një pagë prej 8 milion euro neto në sezon me bonuse të përfshira.

Nëse kontrata zgjatet, kandidaturat e Musso dhe emrave të tjerë për portën do të binin.

Por kjo nuk do ta ndryshonte situatën e Plizzarit, i cili në çdo rast nuk do të qëndronte te Milani.

Për të kuptuar nëse në të ardhmen e tij do të ketë një hua të re apo një shitje përfundimtare, mbase si pjesë e një operacioni shkëmbimi për një tjetër objektiv të tregut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu