Plani “B”: Nëse Milani nuk gjen në merkato, Pioli vendos për zëvendës Ibrahimovicin!

Merkato e Milanit po vazhdon shpejt (edhe pse tani ka pak heshtje) dhe pas rinovimit të Ibrahimovic, nënshkrimet e Brahim Diaz dhe ai i radhës (Tonali) nuk do të jenë të vetmit pasi gjithashtu vazhdojnë prej ditësh bisedimet me Chelsea për Bakayoko.

Sigurisht, qershia mbi tortë do të ishte Chiesa në sulm, por edhe mbrojtja ka nevojë për fuqizim dhe trajneri Pioli e ka thënë hapur pas ndeshjes me Monza.

Por, nëse buxheti shkon te këto objektiva, në rolin e qendërsulmuesit skuadra e Milan aktualisht përbëhet nga vetëm një element: Zlatan Ibrahimovic.

Rafael Leao, si Rebic, konsiderohen nga Pioli si sulmues krahu dhe prandaj i vetmi “numër 9” tjetër, që luajti të shtunën në mbrëmje në San Siro kundër Monza, është produkti shumë i ri i Primavera, Lorenzo Colombo i konsideruar nga shumë si alternativa e suedezit për sezonin tjetër.

Në fakt, në mendjen e Piolit, më shumë duket se do të qëndrojë Lorenzo Colombo se sa Daniel Maldini dhe disa të tjerë. Lorenzo Colombo është produkt i pastër i Akademisë kuqezi si Calabria dhe Daniel Maldini, teksa sezoni i shkuar ishte aspak i lehtë pasi u rikthye pas një dëmtimi të gjatë, por që vlerat e djaloshit nuk diskutohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu