Pirlo u kërkon nder ndaj Milanit, Agnelli dikur: “Çfarë pune ka Atalanta me Champions?!”

Pasi është mbyllur finalja e Kupës së Italisë dhe pa Juventusin fitues ndaj Atalanta në Reggio Emilia, tashmë vëmendja është te java e fundit e kampionatit…

Gjithë sytë sigurisht në Bergamo aty ku Atalanta dhe Milani do të përballen në javën e fundit dhe në anën tjetër renditja sot sheh Juventusin jashtë Champions League.

Bardhezinjtë shpresojnë të barazimi ose fitorja e ekipit të Gasperinit ndaj kuqezinjve në mënyrë që të shkojnë në Champions nëse ata mundin Bologna, natyrisht. Janë edhe llogaritë e Napolit ndaj Verona, por duket sikur ajo ndeshje është shkruar për sukses nga djemtë e Gattuso.

Pirlo dje pas ndeshjes së fituar ndaj Atalanta tha se “nuk jam unë ai që duhet t’i tregojë Atalanta-s se si luhet futboll, sepse ata e bëjnë gjithmonë. Pres që ta bëjnë edhe ndaj Milanit duke luajtur ashtu si dinë. Nuk kam dyshime”.

Një provokim ky pra në distancë, duke ditur se Atalanta ka siguruar Champions dhe vetëm vendi i dytë si prestigj dhe për ato 5 mln euro më shumë që nuk është se shkojnë në xhepat e futbollistëve.

Madje, historia e vazos së dytë apo të katërt është gënjeshtër, sepse vazo përcaktohet nga renditja UEFA dhe jo pozicionimi në kampionat.

Në fakt, nëse Juventusi nuk futet në Champions, madje Atalanta ka më shumë shanse të kapë kundërshtarë të dobët. Por, përtej këtyre llogarive, diçka tjetër qëndron…

Dikur, teksa ideja e Super League po hidhej, presidenti Andrea Agnelli do të ndizte jo pak polemika duke evidentuar se si Atalanta nuk mund të shkonte në Champions përpara Romës…

“E respektoj Atalantën por a është e drejtë që të shkojë në Champions League? Atalanta është pa një histori ndërkombëtare dhe me një paraqitje të mirë sportive ka pasur askses direkt te kompeticioni më i lartë europian për klube. A është e drejtë e gjitha kjo?”…

Pra, Juventusi që kërkon nder nga ekipi që nuk e meriton të shkojë në Champions se nuk ka histori…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu