Andrea Pirlo u emërua ditën e djeshme si trajneri më i ri i Juventusit, pasi këta të fundit shkarkuan Mauricio Sarrin.
Ndonëse ish-mesfushori bardhezi nuk kishte aspak eksperiencë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, vendosën që t’i besojnë atij drejtimin e skuadrës.
Nuk ka munguar as një batutë nga trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo për këtë. “E hëngri edhe ai. (Qesh) Kjo është puna. Ai është me shumë fat që e fillon te Juventusi, por në këtë profesion nuk mjafton karriera e suksesshme si futbollist.

Duhet të studiosh, të punosh shumë dhe fle pak gjumë. Të jesh lojtar dhe trajner nuk është aspak e njëjta gjë. Është një profesion ndryshe, të cilin nuk mund ta mësojmë vetëm nga librat. Ne duhet të futemi atje dhe të punojmë shumë. Është një botë tjetër.”, u shpreh Gatuzo.
PANORAMASPORT.AL

