Pirlo nuk befasohet nga merkato e Milanit dhe i thur elozhe Mandzukic

Humbja e Milanit ka bërë që të afrohen ndjekësit si Atalanta, Juventusi, Lazio dhe Roma, teksa nuk përfitoi  Napoli që humbi ndaj Verona.

Natyrisht, kuqezinjtë kryesojnë dhe fakti që kanë grumbulluar 43 pikë në 19 javë me një mesatare pikësh mbi 2 për ndeshje bën që ekipi i Piolit të jetë i respektuar.

Në fakt, vetëm “Djalli” ka vepruar në merkato dhe shumë klube kanë qëndruar ashtu si janë. Mes tyre, Juventusi dhe Andrea Pirlo, trajneri bardhezi, ka komentuar:

“E prisja merkaton nga Milani sepse duke qenë në këtë pozicion në renditje është normale që ata të dëshirojnë të sjellin lojtarë për t’i dhënë vazhdimësi asaj që po bëjnë.

Nuk e njoh Mandzukic personalisht, por ai është një sulmues i shkëlqyeshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu