“Pirlo” i ri vjen te Milan/ Meritat më të larta i takojnë Maldinit

Milani mbyll marrëveshjen për Tonalin.

Kuqezinjtë  gjetën gjuhën e përbashkët me Brescian, duke nxjerrë jashtë garës për futbollistin Interin.

Mesfushori i datëlindjes 2000 do t’i bashkohet “Djallit” me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej rreth 30 milionë eurosh plus bonuset.

Në orët në vazhdim  pritet shkëmbimi i dokumenteve midis klubeve dhe nënshkrimi i kontratës nga lojtari.

Vullneti i lojtarit ishte vendimtar në arritjen e marrëveshjes.

Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon dhe Milani do të derdhë 10 milionë në xhepat e Cellinos për huazimin, plus 20 të tjera për berjen përfundimtare të kartonit të tij, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme bazuar në objektivat e arritur.

Meritat me te medha ne kete marreveshje i takojne Paolo Maldinit i cili ka punuar per nje kohe te gjate per kete lajm te shumepritur.

Gazeta italiane “Corriere Dello Sport”, zbuloi disa dite me pare se drejtori i kuqezinjëve, Paolo Maldini ka punuar në fshehtësi dhe ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe presidentin e Breshias, Masimo Celino.

Edhe Interi kërkoi ta marrë mesfushorin në huazim me të drejtë blerje, ku u tha se ishte arritur një marrëveshje paraprake me agjentin e Tonalit.

Interi i ndali negociatat gjatë Europa Ligës, dhe Milani me ne krye Maldinin përfitoi nga kjo ndalesë për të hyrë në mes dhe për të kontaktuar me lojtarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu