Pirlo “hap zemrën”; tregon mesfushorin më të mirë, me të cilin ka luajtur

Andrea Pirlo me siguri nuk ka shumë rivalë në garën hipotetike të mesfushorit më të mirë të 20 viteve të fundit. Për këtë arsye, një kompliment i bërë prej tij, veçanërisht nëse vjen për një koleg të reparit të tij, vlen dyfish. Mos harroni, po flasim për dy mesfushorë, që bënë historinë e Milanit në mijëvjeçarin e ri, jo vetëm për dy lojtarë të zakonshëm.

Gjatë një komunikimi në Instagram me mikun dhe ish-partnerin e tij, Massimo Ambrosini, Andrea Pirlo vlerësoi Clarence Seedorf: “Mesfushori më i fortë, me të cilin kam luajtur ndonjëherë, mendoj se është Seedorf. Nëse e kaloje atë… Ju e dini se atij nuk mund t’i bëjë asgjë me topin midis këmbëve. Pastaj, kishte ndeshje kur i niste aksionet për bukuri. Megjithatë, në shumicën e kohës ishte mesfushor-shkatërrues, kishte gjithçka. Ishte shumë i fortë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu